Data e hyrjes nё fuqi: 15 gusht 2022
Pёrmbledhja e ndryshimeve
Kjo pёrmbledhje ju informon mbi ndryshimet mё tё fundit tё Deklaratёs sё Privatësisë tё Ancestry dhe sesi ndryshimet mund t’ju ndikojnё.
Azhornimet e Deklaratёs sё Privatësisë zbatohen ndaj pёrdorimit tuaj tё Shёrbimeve (tё pёrcktuar mё poshtё) ku shikoni, aksesoni ose pёrndryshe pёrdorni Shёrbimet. Pёr tё kuptuar plotёsisht ndryshimet dhe kushtet qё do tё rregullojnё pёrdorimin tuaj tё Shёrbimeve tona, ju lutemi lexoni Deklaratёn e Privatësisë.
Konkretisht, ndryshimet mё tё fundit pёrfshijnё:
- Shtimi i gjuhës në përputhje me Aktin e Kalifornisë për të Drejtat e Privatësisë të vitit 2020 ("CPRA"), Aktin e Kolorados për Privatësinë ("CPA"), Aktin Konektikat për Privatësinë e të Dhënave ("CTDPA"), Aktin e Virxhinias për Mbrojtjen e të Dhënave të Konsumatorit ("VCDPA”), dhe Aktin e Australisë për Privatësisë të vitit 1988.
- Heqja e referencave ndaj AncestryHealth®.
- Azhornimin, sqarimin dhe thjeshtёzimin e gjuhёs ekzistuese.
Tek Ancestry®, privatësia juaj ёshtё njё pёrparёsi kryesore. Ancestry ёshtё e pёrkushtuar tё jetё njё kujdestar i mirё i Informacionit personal tuaj (tё pёrkufizuar mё poshtё), duke e trajtuar atё nё njё mёnyrё tё pёrgjegjshme dhe duke e siguruar atё me masa mbrojtёse administrative, teknike, organizative dhe fizike.
Besojmё nё tё qёnit tё ndershёm, direkt dhe transparent kur bёhet fjalё pёr tё dhёnat tuaja. Ancestry ndjek tre parime udhёzuese kur bёhet fjalё pёr privatësinë tuaj:
- Transparenca. Punojmё mjaft pёr tё qёnё transparentё mbi atё Informacion personal dhe grumbullojmё dhe pёrpunojmё.
- Thjeshtёsia. Pёrpiqemi tё pёrdorim gjuhё tё thjeshtё pёr t’u kuptuar pёr tё pёrshkruar praktikat tona tё privatësisë pёr t’ju ndihmuar qё tё bёni zgjedhje tё informuara.
- Kontrolli. Ju japim kontroll mbi Informacionin personal qё na jepni, pёrfshirё tё Dhёnat e ADN-sё tuaj dhe sesi pёrdoret, jepet dhe mbahet.
Gjёra tё tjera tё rёndёsishme pёr tё kuptuar kur pёrdorni shёrbimet tona
Ju mbani kontrollin e ADN-sё dhe tё Dhёnave tё ADN-sё tuaj (tё pёrkufizuar mё poshtё)—ju mund t’a menaxhoni ose fshini atё siç pёrshkruhet nё kёtё Deklaratё tё privatësisë.
Mund tё zbuloni fakte tё papritura rreth vetvetes ose familjes tuaj kur pёrdorni shёrbimet tona. Pasi janё bёrё zbulime, nuk mund t’i çbёjmё ato.
Kur bёni zbulime tё reja me ne, duhet tё ndjeheni me besim dhe tё informuar mbi mёnyrёn sesi pёrdorim Informacionin tuaj personal. Deklarata jonë e plotë e privatësisë gjendet më poshtë. Mbulon tё gjitha faqet nё internet, shёrbimet dhe aplikacionet pёr celularё tё Ancestry qё lidhin tek kjo Deklaratё e privatësisë, pёrfshirё: Ancestry®, AncestryDNA®, Fold3®, Newspapers.com™, Archives®, We Remember®, dhe Find a Grave®.
Vetëm për klientë të SHBA-së - Deklarata Shtesë për Mbrojtjen e Privatësisë së Banorëve në SHBA më poshtë përmban hollësira për banorët në SHBA në Kaliforni, Kolorado, Konektikat dhe Virxhinia.
Vetёm për klientёt jo-të SHBA-së - Ancestry Ireland Unlimited Company ёshtё kontrollori i Informacionit tuaj personal dhe Pjesa 8 mё poshtё pёrmban informacion mbi tё drejtat tuaja.
Tabela e pёrmbajtjes
Në Ancestry, fuqizojmё udhёtime tё zbulimit personal pёr tё pasuruar jetёn. Pёr tё ofruar dhe pёrmirёsuar faqe nё internet, aplikacione pёr celularё dhe shёrbime (sё bashku “Shёrbimet”), grumbullojmё, pёrpunojmё dhe ruajmё "Informacion personal" qё ёshtё informacion qё mund t’ju identifikojё direkt ose indirekt, siç pёrshkruhet mё poshtё nё Pjesёn 3, si emri, email-i ose adresa juaj ose informacion qё nё mёnyrё tё arsyeshme mund tё lidhet me ju, pёrfshirё Informacionin tuaj gjenetik. Kjo Deklaratё e privatësisë pёrshkruan praktikat tona pёr grumbullimin, ruajtjen dhe pёrpunimin e Informacionit personal tuaj dhe kontrollet qё ju ofrojmё pёr t’a menaxhuar atё brenda Shёrbimeve tona. Pёrveç kёsaj, Politika e Cookie jona pёrshkruan pёrdorimin tonё tё cookies tё shfletuesit dhe teknologji tё ngjashme tё gjurmimit.
Ju lutemi vini re: Informacioni mbi personat e vdekur nuk ёshtё Informacion personal sipas kёsaj Deklarate tё privatësisë.
2. Krijimi i llogarisё dhe ndёrveprimi juaj me Shёrbimet e Ancestry
Informacioni personal qё kёrkohet sipas kontratёs pёr tё krijuar njё llogari me Ancestry ёshtё i kufizuar tek emri juaj, i adresё email-i dhe njё fjalёkalim. Vetёm pёr pёrdoruesit e Archives, kёrkohet gjithashtu informacion i faturimit pёr krijimin e llogarisё.
Duke krijuar njё llogari jeni duke na thёnё se kuptoni se Ancestry do tё grumbullojё, pёrpunojё dhe ndajё Informacionin personal tuaj (pёrfshirё Informacionin gjenetik tuaj nёse keni bёrё njё analizё tё ADN-sё) siç pёrshkruhet nё kёtё Deklaratё tё privatёsisё.
Aksesi ndaj pёrmbajtjes tё Ancestry si regjistra tё arkivit pёr t’ju ndihmuar qё tё krijoni njё trung familjar ose ndaj tipareve tona tё ADN-sё (vlerёsimi i etnisё, etj.) kёrkon Informacion personal shtesё, pёrfshirё hollёsi tё pagesёs dhe transportit, dhe pёr analizёn e ADN-sё, kodin e analizёs, gjininё tuaj tё dhёnё nё lindje, vitin e lindjes dhe Informacionin Gjenetik tё pёrfituar nga mostra e pёshtymёs tuaj.
Nё çdo kohё, mund tё kёrkoni qё Ancestry tё fshijё Informacionin personal qё keni vendosur nё llogarinё tuaj, si njё trung familjar ose Informacionin gjenetik tuaj. Gjithashtu mund tё fshini tё gjitha llogarinё tuaj. Ju lutemi shihni Pjesёn 10 pёr hollёsi specifike mbi fshirjen e Informacionit personal tuaj.
3. Çfarё informacion personal grumbullon Ancestry nga ju?
Kategoria e informacionit | Pёrshkrimi |
---|---|
Informacioni i llogarisё |
|
Informacioni i kartёs sё kredisё/pagesёs |
|
Informacioni i aktivizimit tё takёmit tё ADN-sё | Kur aktivizoni njё takёm tё analizёs sё ADN-sё, grumbullojmё:
|
Informacioni i profilit | Grumbullojmё informacionin qё na jepni kur krijoni njё profil tё pёrdoruesit (pёr shembull, njё imazh tё profilit, emrin, emrin e përdoruesit, biografinë, moshёn, vendndodhjen dhe emrat tuaj të lidhur të përdoruesit) dhe rreth jush nga trungu juaj familjar. Informacioni juaj i profilit tё pёrdoruesit nё Ancestry ёshtё i dukshёm ndaj Pёrdoruesve tё tjera (pёrkufizuar nё Kushtet e pёrgjithshme tё Ancestry), kёshtu qё ju lutemi tё merrni parasysh kufizimin e kёtij informacioni dhe pёrdorimin e njё emri tё pёrdoruesit qё ёshtё i ndryshёm nga emri juaj i vёrtetё pёr tё mbrojtur privatësinë tuaj.
|
Përmbajtja juaj | Mbledhim informacion kur kontribuoni vullnetarisht në Shërbime, duke përfshirë Përmbajtjen tuaj (siç përcaktohet në Kushtet e përgjithshme.
|
Informacioni gjenetik | Nё laboratorёt tanё partnerё, nxjerrim ADN tuaj nga pёshtyma juaj dhe e shndёrrojmё atё nё tё dhёna biometrike tё lexueshme nga makineri (“Tё Dhёna tё ADN-sё”) qё pёrpunojmё pёr t’ju siguruar njё vlerёsim tё etnisё dhe sugjerime tё komuniteteve. Gjithashtu përpunojmë të dhënat tuaja të ADN-së për t'ju ofruar informacion në lidhje me shkallën e lidhjes tuaj me përdoruesit e tjerë në bazën e të dhënave tona të ADN-së dhe çdo të lidhur me disa tipare biologjike, fiziologjike ose të sjelljes, të tilla si trashësia e flokëve dhe ngjyra e syve ose tipare që lidhen me mirëqenien. Tё Dhёnat e ADN-sё tuaj dhe çdo informacion qё rrjedh prej tyre si vlerёsime tё etnisё, komuniteteve, tipareve dhe pёrputhje gjenetike pёrkatёse janё Informacion personal dhe u referohemi atyre si “Informacion gjenetik”. Njё shёnim pёr ADN dhe pёshtymёn tuaj: As pёshtyma, as ADN juaj e nxjerrё (tё referuara sё bashku si “Mostra biologjike”) janё Informacion personal sipas kёsaj Deklarate tё privatësisë. Gjithashtu, pasi partneri ynё laboratorik ka pёrpunuar Mostrёn biologjike tuajёn, mund tё jepni pёlqimin pёr ruajtjen e saj nё bankёn tonё biologjike pёr analiza tё ardhme sipas opsionit tuaj. Mund tё bёhen analiza në të ardhmen nёse pranoniPёlqimin e informuar pёr studim tonё ose nёse pranoni analiza tё tjera tё Mostrave biologjike tuaja. Nëse nuk pranoni ruajtjen e mostrave tuaja biologjike, do ta shkatërrojmë mostrën tuaj. Seksionet 8 dhe 10 më poshtë përshkruajnë se si mund të kontrolloni Mostrat tuaja Biologjike. Mund tё kёrkoni qё Ancestry qё shkatёrrojё Mostrat biologjike tuaja duke kontaktuar Shёrbimet pёr anёtarin. Vini re se mund tё shkatёrrojmё Mostrat biologjike qё nuk pёrmbushin kёrkesat tona tё sigurimit tё cilёsisё sipas gjykimit tonё. |
Njё shёnim pёr informacionin lidhur me shёndetin | Ancestry nuk ёshtё njё njёsi e mbuluar nga Ligji mbi transportueshmёrinё dhe pёrgjegjёsinё e sigurimit shёndetёsor (“HIPAA”) dhe si rezultat asnjё e dhёnё e siguruar nga ana juaj nuk ёshtё subjekt i ose mbrohet nga HIPAA. |
Komunikimet tuaja | Mbajmё dhe ruajmё komunikimet tuaja me Pёrdorues tё tjerё pёrmes tipareve tё komunikacioneve nё platformёn tonё dhe gjithashtu grumbullojmё informacionin tuaj kur komunikoni me Shёrbimet pёr anёtarin tё Ancestry dhe ekipet e ndihmёs pёr Shёrbimet tona tё tjera, pёrfshirё informacionin audio dhe viziv (si regjistrime tё telefonatave me Shёrbimet pёr anёtarin tё Ancestry ose informacion qё jepet nё mёnyrё vullnetare kur merrni pjesё nё studime tё komenteve nga klientёt). |
Konkurse dhe promocione | Grumbullojmё Informacion personal kur merrni pjesё vullnetarisht nё konkurse dhe promocione speciale qё bёjmё ose sponsorizojmё, hollёsirat e tё cilave jepen pas pjesёmarrjes. |
Fotografitё dhe vullnetarёt e fotografive Find a Grave | Pёrmes Find a Grave, mbledhim tё dhёna meta qё shoqёrohen me fotografi dixhitale tё vendosura nё shёrbimin Find a Grave, pёrfshirё vendndodhjen, datёn dhe kohёn kur u bё fotografia. Nёse zgjidhni tё jeni njё vullnetar i fotografive pёr Find a Grave, na jepni vendndodhjen tuaj, tё cilёn mund t’a ndryshoni ose hiqni nё çdo kohё. |
Tё Dhёna sensitive dhe klasifikime tё tjera tё mbrojtura | Mund tё grumbullojmё informacion lidhur me disa klasifikime tё mbrojtura si gjinia ose gjendja martesore. |
Pёr informacion mbi Informacionin personal tё pёrpunuar nga Ancestry lidhur me pёrdoruesit jo tё Ancestry, ju lutemi klikoni kёtu.
4. Çfarё informacion grumbullon Ancestry pёrmes pёrdorimit tuaj tё Shёrbimeve?
Kategoria e informacionit | Pёrshkrimi |
---|---|
Informacioni nga kompjuteri dhe pajisja celulare | Ancestry grumbullon informacion sesi aksesoni Shёrbimet tona, pёrfshirё faqen nё internet qё vizituat pёrpara dhe pas faqes sё Ancestry. Gjithashtu grumbullojmё adresёn e PI-sё ku kompjuteri ose pajisja juaj celulare ose sёrvёri i ndёrmjetshёm qё pёrdorni aksesojnё Internetin, pёrveç informacionit tjetёr teknik, si:
Ancestry mund tё grumbullojё informacion tё vendndodhjes gjeografike nga pajisja juaj me lejen tuaj. |
Informacioni nga cookies dhe teknologji tё ngjashme | Ancestry pёrdor cookies dhe teknologji tё ngjashme si dhe integrime teknike me partnerё tё marketingut dhe reklamimit siç pёrshkruhet nё Politikёn e Cookie tonёn. Ju lutemi referojuni Politikёs tonё tё Cookie pёr tё mёsuar mё shumё mbi praktikat dhe kontrollet qё ju japim. |
Informacioni i dhёnё pёrmes karakteristikave tё mediave sociale | Nёse ndёrveproni me media sociale pёrmes Shёrbimeve, pёr shembull lidhjet “Share,” “Post,” “Tweet,” “Pin,” ose “Follow Us” nё faqe si Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram dhe YouTube, Ancestry do t’i grumbullojё kёto ndёrveprime dhe çfarёdo informacion tё llogarisё qё kёto shёrbime na vendosin nё dispozicion nё varёsi tё cilёsimeve tuaja tё privatësisë me atё palё tё tretё. Ndёrveprimet tuaja me kёto karakteristika rregullohen nga deklarata e privatësisë e kompanisё pёrkatёse e palёs sё tretё. Ju mund të keni opsionin për t'u identifikuar në shërbimet e Ancestry duke përdorur llogarinë tuaj të rrjeteve sociale, të tilla si një llogari Google ose Apple. Aty ku jepni lejet e duhura, do të mbledhim informacion rreth jush nga llogaria juaj e rrjeteve sociale që Ancestry do të përdorë për të krijuar llogarinë tuaj dhe për të krijuar profilin tuaj, të tilla si emri, adresa e email dhe fotografia e profilit. |
Informacioni nga pёrdorimi juaj i Shёrbimeve | Grumbullojmё informacion rreth pёrdorimit tuaj tё Shёrbimeve, si kur kёrkoni ose aksesoni regjistra ose trungje familjarё publikё, cilat faqe shihni, lidhjet qё klikoni ose kur shtoni njerёz nё trungun tuaj, etj., tё cilat mund t’i pёrdorim pёr tё konkluduar hollёsi rreth jush si njё klient dhe interesat tuaja pёr t’u dhёnё njё pёrvojё mё tё mirё pёrmes, pёr shembull, sugjerime tё kёrkimit. |
5. Informacioni qё grumbullojmё nga burime tё tjera
Kategoria e informacionit | Pёrshkrimi i pёrdorimit |
---|---|
Informacioni nga regjistrat publikё dhe historikё | Ancestry grumbullon regjistra nga burime tё ndryshme, zakonisht nga burime tё regjistrave zyrtarё, pёrfshirё gazeta, si dhe regjistra tё lindjes, vdekjes, martesave dhe të regjistrimit, qё mund tё pёrmbajnё Informacion personal lidhur me ju. Regjistrat publikё dhe historikё gjithashtu mund tё pёrmbajnё Informacion personal lidhur me pёrdoruesit jo tё Ancestry. Kёto regjistra zakonisht u vihen nё dispozicion Pёrdoruesve si pjesё e Shёrbimeve tё abonimit tё Ancestry. |
Informacioni nga palё tё treta | Gjithashtu mund tё marrim informacion rreth jush nga palё tё treta. Pёr shёmbull, mund tё shtojmё tё dhёnat qё grumbullojmё me informacion tё liçensuar nga palё tё treta nё mёnyrё qё tё personalizojmё Shёrbimet dhe ofertat tona pёr ju. Nёse blini njё abonim ose takёm tё ADN-sё si dhuratё, do tё grumbullojmё Informacion personal, si emrin, adresёn e dёrgimit, adresёn e email-it tё marrёsit dhe informacionin e nevojshёm tё blerjes pёr tё pёrfunduar dhuratёn dhe pёr tё njoftuar marrёsin. |
6. Si e pёrdor Ancestry informacionin tuaj personal?
Kategoria e informacionit | Pёrshkrimi i pёrdorimit |
---|---|
Informacionii personal (pёrgjithёsisht) | Pёrdorim Informacion personal tuaj pёr tё dhёnё, personalizuar, pёrmirёsuar, azhornuar dhe zgjeruar Shёrbimet tona. Kjo pёrfshin:
|
Komunikimet | Pёrdorim Informacionin tuaj personal pёr tё komunikuar me ju rreth Shёrbimeve, si atёherё kur:
|
Produkte dhe oferta tё tregut nga ne ose partnerёt tanё tё biznesit | Mund tё pёrdorim njё pjesё tё Informacionit personal (pёr shembull informacion demografik nё dispozicion nga burime tё palёve tё treta ose nga pjesё tё Ancestry (profili, trungjet, etj.)) pёr tё tregtuar produktet tona dhe oferta nga ne ose partnerёt tanё tё biznesit. Ky marketing pёrfshin reklamimin bazuar nё interesat tuaja. Ju lutemi vini re: Ancestry nuk ia jep Informacionin gjenetik tuaj tregtarёve, kompanive tё sigurimeve ose punёdhёnёsve tё palёve tё treta dhe nuk do t’a pёrdorim Informacionin gjenetik tuaj pёr marketingun ose reklamimin e personalizuar pa marrё pёlqimin tuaj tё shprehur. Pёr marketing qё keni dhënë pëlqimin me email ose SMS, mund tё kontrolloni sesi ju bёjmё marketing duke pёrdorur lidhjen e çregjistrimit nё çdo email tё marketingut qё merrni, duke ndryshuar cilësimet e komunikimeve, ose duke ndjekur udhёzimet nё komunikimet e marketingut qё merrni. Kontrolle pёr markat e lidhura me Ancestry janё tё disponueshёm pёrmes cilёsimeve tё tyre dhe janё renditur kёtu. Pёr reklamime nё platforma tё palёve tё treta, mbёshtetemi nё interesat tona tё ligjshme si baza ligjore (ju lutemi shihni Pjesёn 7) dhe duhet tё kontrolloni preferencat tuaja tё marketingut direkt nё ato platforma. |
Informacioni gjenetik | Ancestry pёrdor Informacionin gjenetik tuaj pёr qёllimet kryesore tё mёposhtme:
|
7. Çfarё informacion japim, kur e japim dhe kush janё marrёsit?
Ancestry nuk ia jep Informacionin personal individual tuaj (pёrfshirё Informacionin gjenetik tuaj) palёve tё treta, pёrveç siç pёrshkruhet nё kёtё Deklaratё tё privatësisë ose me pёlqimin tuaj shtesё. Nuk ia japim informacionin tuaj vullnetarisht agjencive tё zbatimit tё ligjit. Gjithashtu, nuk do t’ia japim Informacionin gjenetik tuaj kompanive tё sigurimeve, punёdhёnёsve ose tregtarёve tё palёve tё treta pa pёlqimin tuaj tё shprehur.
Ju lutemi vini re: Deklarimet specifike të Ancestry për SHBA mund të gjenden këtu. Ancestry nuk e shet Informacionin tuaj personal?
Rrethanat e pёrshkruara mё poshtё shpjegojnё se kur mund tё ndodhё dhёnia:
Ata tё cilёve mund t’u jepet informacioni juaj / rrethanat nё tё cilat ndodh dhёnia | Pёrshkrimi |
---|---|
Kompani tё Ancestry | Mund t’a shpёrndajmё informacionin tuaj brenda grupit tё kompanive tё Ancestry tё renditura kёtu (“Kompanitё e Ancestry”) nё mёnyrё qё tё japim dhe tё pёrmirёsojmё Shёrbimet tona. Transferojmё Informacionin personal dhe gjenetik tuaj ndёrmjet kompanisё me qendёr nё Irlandё tё Ancestry dhe kompanive me qendёr nё SH.B.A. tё Ancestry. Pёr mё shumё informacion mbi kёtё, shihni pjesёn 12 mё poshtё. |
Pёrdorues tё tjerё ose tё tjerё tё cilёve ua jepni | Si pjesё e pёrdorimit tuaj tё Shёrbimeve, keni opsionin tё shtoni ose t’i jepni informacion tё gjithё Pёrdoruesve tё Shёrbimit ose pёrmes karakteristikave tё shpёrndarjes me Pёrdoruesit të caktuar të Ancestry, madje edhe me pёrdoruesit jo tё Ancestry. Mund tё keni opsione shtesё tё shpёrndarjes nё disa Shёrbime, pёr shembull AncestryDNA (shihni mё poshtё). Informacioni nё profilin(et) tuaj publik do tё shihet nga tё gjithё Pёrdoruesit e tjerё, po ashtu edhe hollёsitё e trungut familjar publik (vini re se njerёzit qё janё gjallё nё trungun tuaj janё tё dukshёm vetёm ndaj jush dhe njerёzve tё cilёve u jepni trungun tuaj si “redaktor” ose qё autorizoni pёr tё qёnё nё gjendje qё tё shohin njerёzit qё janё gjallё nё trungun tuaj). Nёse zgjidhni tё shihni dhe tё shiheni nga pёrputhjet e ADN-sё tuaj, pёrputhjet e ADN-sё tuaj mund tё shohin njё pjesё tё Informacionit personal, si emrin tuaj tё pёrdoruesit, si mund tё jenё tё lidhur me ju, nёse keni lidhur njё trung familjar me ADN tuaj dhe ose tё gjitha ose vetёm rajonet dhe komunitetet e dhёna (sipas opsionit tuaj.) Mund t’ju ofrohen opsione tё tjera pёr t’u lidhur me tё afёrm ose pёr tё mёsuar mbi lidhjet familjare. Mund tё ndani informacion tjetёr tё ADN-sё, si Tipare, pёrmes "krahasimit" dhe tipareve tё ndarjes njё-me-njё. Nёse ndani hollёsi tё historisё tuaj familjare ose pёrvojё tё ADN-sё jashtё Shёrbimeve, e bёni atё me rrezikun tuaj. |
Ofruesit e Shёrbimit | Punojmё me kompani tё tjera kur japim dhe bёjmё marketingun e Shёrbimeve. Si rezultat, kёto kompani do tё kenё akses tek ose do tё përpunojnë në një mënyrë tjetër të dhënat tuaja, pёrfshirё njё pjesё tё Informacionit personal tuaj nё sistemet e tyre. Kёto kompani janё subjekt i detyrimeve kontraktuale qё rregullojnё privatёsinё, sigurinё e tё dhёnave dhe privatësinë nё pёrputhje me ligjet e zbatueshёm. Këto kompani dhe informacioni personal që mund të kenë akses, janë si më poshtë:
|
Partnerё tё analitikёs dhe reklamimit | Punojmё me partnerё tё palёve tё treta pёr qёllime tё analitikёs dhe reklamimit. Duke grumbulluar dhe ndarë njё pjesë Informacioni personal, shitësit na ndihmojnë tё personalizojmё mё mirё reklamat pёr t’iu pёrshtatur interesave tuaja. Ata gjithashtu na ndihmojnë tё matim efektshmёrinё e fushatave tё reklamave dhe pёrdoren pёr t’u dhёnё reklamim qё ёshtё mё i pёrshtatshёm pёr ju. |
Partnerёt e studimit | Ia japim Informacionin gjenetik tuaj partnerёve tё studimit vetёm kur na jepni pёlqimin tuaj tё shprehur pёr t’a bёrё atё pёrmes Pёlqimit tё informuar pёr studim tonё. Pёrveç kur pranoni Pёlqimin e informuar pёr studim, tё dhёnat tuaja nuk do t’u jepen këtyre studjuesve. Partnerёt e studimit pёrfshijnё organizata tregtare ose jo-fitimprurёse qё kryejnё ose ndihmojnё studimin skencor, zhvillimin e terapive, pajisjeve mjekёsore ose materialit lidhur me to pёr tё trajtuar, diagnostifikuar ose parashikuar gjendje shёndetёsore. Nёse disa rrethana, njё partner i studimit ose Ancestry mund tё kenё njё interes financiar nё marrёveshjen studimore. Njё listё e partnerёve tanё tё studimit mund tё gjendjet kёtu. |
Agjencitё e zbatimit tё ligjit | Ancestry nuk u ofron vullnetarisht të dhëna të çfarëdo lloji organeve qeveritare ose gjyqësore ose agjencive ligjzbatuese. Pёr t’u siguruar Pёrdoruesve tanё mbrojtjen mё tё madhe sipas ligjit, u kёrkojmё tё gjitha agjencive qeveritare qё synojnё akses tё tё dhёnave tё klientёve tё Ancestry qё tё ndjekin procesin e vlefshёm ligjor. Nuk i lejojmë organet e zbatimit të ligjit të përdorin shërbimet e Ancestry për të hetuar krimet ose për të identifikuar eshtrat njerëzore. Nёse detyrohemi qё tё zbulojmё Informacionin personal tuaj tek agjencitё e zbatimit tё ligjit, do tё bёjmё atё qё mundemi pёr t’u dhёnё njoftim paraprak, pёrveç kur ndalohemi sipas ligjit pёr t’a bёrё atё. Ancestry harton njё Raport tё transparencёs ku rendisim numrin e kёrkesave tё vlefshme tё agjencive tё zbatimit tё ligjit pёr tё dhёnat e pёrdoruesve anembanё tё gjitha faqeve tona. |
Procesi tjetёr ligjor ose rregullator | Mund tё japim Informacionin personal tuaj nёse besojmё sё ёshtё e nevojshme nё mёnyrё tё arsyeshme qё tё:
|
Nёse Ancestry blihet | Nёse Ancestry ose bizneset e saj blihen ose transferohen (pёrfshirё lidhur me falimentimin ose procedime tё ngjashme), mund t’ia japim Informacionin personal tuaj njёsisё blerёse ose marrёse. Premtimet nё kёtё Deklaratё tё privatësisë do tё vazhdojnё tё zbatohen ndaj Informacionit tuaj personal të transferuar nё njёsinё e re. |
Njё shёnim mbi tё dhёnat e agreguara | Ancestry mund tё japё informacionin e pёrdoruesit nё njё formё tё agreguar si pjesё e Shёrbimeve ose marketingut tonё ose nё publikime shkencore tё botuara nga ne ose partnerёt tanё tё studimit. Pёr shembull, mund tё vёmё re pёrqindjen e emigrantёve nё njё Shtet qё janё nga njё rajon gjeografik ose vend i caktuar. Njё zbulim i tillё nuk do tё pёrfshijё asnjёherё Informacionin personal. |
8. Tё drejtat dhe zgjedhjet tuaja lidhur me informacionin tuaj personal
Tё gjithё Pёrdoruesit (siç pёrkufizohet nё Kushtet tona tё pёrgjithshme) mund tё pёrdorin mjetet tona nё internet pёr tё 1) kёrkuar njё raport tё atij Informacioni personal qё na kanё dhёnё, 2) shkarkuar njё kopje tё tё Dhёnave tё ADN-sё sё tyre ose pёr tё shkarkuar tё trungjeve tё familjes sё tyre, dhe 3) fshirё trungjet e familjes, rezultatet e analizёs sё ADN-sё ose llogarinё e tyre.
Për më tepër, disa ligje për privatësinë e të dhënave, të tilla si Rregullorja e përgjithshme e BE-së për mbrojtjen e të dhënave, u ofrojnë njerëzve të drejta specifike në lidhje me Informacionin e tyre Personal. Pёr shembull:
E drejta e aksesit/pёr tё ditur – Mund tё keni njё tё drejtё pёr tё kёrkuar akses ndaj Informacionit tuaj personal dhe t’u jepet njё kopje e njёfarё informacioni, pёrfshirё kategoritё e Informacionit tuaj personal qё grumbullojmё dhe zbulojmё. Pёr tё kёrkuar një kopje, ndiqni kёto udhёzime hap pas hapi. Nёse dёshironi njё kopje tё tё Dhёnave tuaja tё ADN-sё, ndiqni kёto udhёzime hap pas hapi. Nёse dёshironi njё kopje tё trungjeve familjare tuaja, ndiqni kёto udhёzime hap pas hapi.
E drejta e pastrimit/korrigjimit – Mund tё keni tё drejtёn pёr tё kёrkuar qё tё pastrojmё ose korrigjojmё Informacion personal tё pasaktё rreth jush.
E drejta e asgjёsimit/fshirjes – Keni tё drejtёn, nё disa raste, tё kёrkoni qё tё kufizojmё (tё ndalojmё çdo lloj pёrpunimi) ose tё fshijmё Informacionin tuaj personal, me kusht qё tё ketё arsye tё vlefshme pёr t’a bёrё kёtё dhe sipas ligjit tё zbatueshёm. Shihni Pjesёn 10 pёr informacion sesi tё fshini Informacionin tuaj personal.
E drejta për të kundërshtuar – Mund të keni të drejtën të kundërshtoni aktivitetet e përpunimit në interesat tona legjitime, kur aktivitete të tilla ndikojnë në të drejtat dhe liritë tuaja si individ. Gjithashtu, kur jepni pëlqimin për përpunimin e Informacionit tuaj personal për një qëllim të caktuar, mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë dhe do të ndalojmë çdo përpunim të mëtejshëm të të dhënave tuaja për këtë qëllim.
E drejta për kufizim – Keni të drejtë të kërkoni një kufizim në përpunimin nga ana jonë të Informacionit tuaj personal, për shembull, kur besoni se përpunimi bazohet në të dhëna të pasakta ose nuk përpunohet në mënyrë të ligjshme.
E drejta për transportin e tё dhёnave – Mund tё keni tё drejtёn pёr tё marrё njё pjesё tё Informacionit tuaj personal nё njё format qё mund tё transmetohet tek njё kontrollor tjetёr i tё dhёnave.
E drejta për ankesë – Keni të drejtë të bëni një ankesë tek Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (Trajtimi i ankesave, hetimet dhe zbatimi për individët | Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave) ose çdo autoritet tjetër mbikëqyrës kompetent në vendin e banimit.
Mund t’i ushtroni kёto tё drejta duke pёrdorur mjetet e pёrshkruara mё poshtё ose duke kontaktuar Ancestry. Hollёsi dhe opsione pёr aksesin e kёtij informacioni janё renditur mё poshtё.
Lloji | Zgjedhjet |
---|---|
Ancestry | Mund tё aksesoni dhe azhornoni Informacionin personal (si adresa e email-it, emri i pёrdoruesit, informacioni juaj i profilit, etj.) qё i jepni Ancestry nё çdo kohё nё pjesёt e mёposhtme tё cilёsive tё privatësisë: Pёr tё mёsuar sesi tё menaxhoni cilёsimet e privatësisë pёr ndonjё trung familjar qё keni krijuar nё Ancestry, mund tё shkoni tek Cilësimet e trungut familjar ose të klikoni këtu. |
Markat e lidhura | Ancestry pёrpiqet t’a bёjё tё lehtё qё tё menaxhoni privatësinë tuaj anembanё Shёrbimeve. Mund tё menaxhoni cilёsimet e privatësisë tuaj pёr markat tona tё lidhura kёtu. |
Aplikacionet pёr celularё | Gjithashtu mund tё kontrolloni informacionin tuaj duke pёrdorur cilёsimet e disponueshme nё aplikacionet tona pёr celularё, si aplikacionet Ancestry, AncestryDNA, Find a Grave dhe We Remember. |
Reklamimi | Pёrdorim cookies dhe teknologji tё ngjashme tё gjurmimit dhe integrime me marketingun dhe partnerё tё reklamimit tё palёve tё treta pёr tё grumbulluar tё dhёna mbi interesat ose sjelljet tuaja pёr t’u dhёnё reklama tё synuara. Mund t’i ndryshoni cilёsimet tuaja siç pёrshkruhet nё Politikёn e Cookie tonёn. Për informacion mbi ju lutemi shihni Politikën e Cookie. |
Shkarkimi i informacionit tё trungut familjar | Ancestry ju lejon tё shkarkoni informacionin tuaj tё trungut familjar nё formatin e skedarit standart GEDCOM tё trungut familjar nё Cilёsimet e trungut familjar. Mёsoni sesi kёtu. |
Shkarkimi i informacionit gjenetik | Gjithnjё keni opsionin qё tё shkarkoni njё skedar me tё Dhёnat e ADN-sё tuaj. Nёse shkarkoni tё Dhёnat e ADN-sё tuaj, e bёni kёtё me rrezikun tuaj. Mёsoni sesi kёtu. Pёr mё shumё informacion mbi atё qё pёrfshihet nё shkarkimin e tё Dhёnave tё ADN-sё tuaj, shkoni kёtu. |
9. Cilat janё praktikat tona tё mbajtjes?
Shёrbimet e Ancestry janё thelbёsisht tё mbёshtetur nё idenё se udhёtimi personal i zbulimit tё vetvetes nuk ёshtё njё ngjarje njё herё dhe vazhdon gjatё periudhave tё gjata tё kohёs—ndoshta gjatё gjithё jetёs. Pёrveç kёsaj dhe duke patur parasysh abonentёt tanё dhe klientёt e ADN-sё qё paguajnё tarifa ose blejnё abonime, pёrmirёsimi i vazhdueshёm i koleksioneve tona tё regjistrave historikё dhe karakteristikave tё ADN-sё ofron pёrfitime dhe informacione pёr Pёrdoruesit tanё me kalimin e kohёs. Si rezultat, praktikat tona tё mbajtjes pasqyrojnё kёtё vlerё tё vazhdueshme duke ruajtur llogaritё e pёrdoruesit nё sistemin tonё derisa Pёrdoruesit tanё nё informojnё pёr dёshirёn e tyre pёr tё fshirё tё dhёnat e tyre ose pёr tё mbyllur llogaritё e tyre.
Kategoria e informacionit | Periudha e mbajtjes |
---|---|
Llogaria dhe profili | Ancestry do tё mbajё Informacionin personal qё jepni ndёrsa krijoni llogarinё tuaj dhe profilin tuaj deri nё atё kohё qё fshini llogarinё tuaj. |
Trungu familjar | Pёr shkak tё rёndёsisё pёr shumё breza tё trungjeve familjare, Ancestry do tё mbajё tё dhёnat e trungut tuaj familjar pёr t’ju siguruar akses tё vazhdueshёm, karakteristika tё azhornuara dhe aftёsinё pёr tё pёrmirёsuar trungun tuaj familjar. Tё dhёnat e trungut tuaj familjar ruhen derisa tё fshini trungun tuaj familjar ose llogarinё tuaj. |
ADN | Ancestry mban tё Dhёnat e ADN-sё tuaj pёr t’ju siguruar karakteristikat dhe funksionalitetin qё bletё (ose qё ju dha dhuratё), pёrfshirё karakteristika qё azhornohen vazhdimisht si pёrputhje tё ADN-sё, vlerёsime gjithnjё e mё granulare tё etnisё dhe rajone e komunitete tё pёrmirёsura, si dhe karakteristika tё reja tё tjera bazuar nё tё Dhёnat e ADN-sё tuaj. Tё Dhёnat e ADN-sё tuaj mbahen derisa tё fshini rezultatet e analizёs tuaj tё ADN-sё ose llogarisё tuaj. Nёse ishit njё klient i AncestryHealth, partnerёve laboratorikё tanё tё AncestryHealth u kёrkohet tё mbajnё tё Dhёnat dhe rezultatet e analizёs tuaj tё ADN-sё pёr njё periudhё prej tё paktёn shtatё vjet ose siç kёrkohet nga ligji shtetёror dhe Ligji mbi pёrmirёsimet laboratorike klinike (CLIA) dhe udhёzimet qё zbatohen pёr laboratorёt e çertifikuar nga Kolegji i patologёve amerikanё (CAP). |
Markat e lidhura | Disa nga markat e lidhura tona (Fold3, Newspapers.com™, Find a Grave, We Remember ose Archives) kanё rregjistrimet llogarive tё tyre dhe do tё mbajnё Informacionin personal qё jepni ndёrsa krijojni llogarinё tuaj dhe profilin tuaj siç nevojitet pёr t’ju siguruar Shёrbime tё vazhdueshem dhe tё azhornuara derisa tё na kёrkoni t’a fshijmё atё. |
Informacioni i pёrdorimit | Mbajmё informacion tё pёrdorimit (p.sh. vizita nё faqe) nё njё formё tё depersonalizuar ose agreguar. Pasi agregohet, ky informacion pushon sё qёni Informacion personal dhe nuk do tё jetё subjekt i kёrkesave tё fshirjes tё pёrdoruesit. |
10. Si mund t’a fshij informacionin tim personal?
Mund tё fshini Informacionin tuaj personal nga Ancestry nё çdo kohё.
Kategoria e informacionit | Si tё fshini |
---|---|
Informacioni personal | Mund tё fshini Informacionin tuaj personal nga Ancestry duke ndjekur kёto udhёzime. Nёse u keni dhёnё informacion Pёrdoruesve tё tjerё (pёr shembull, duke i bёrё publikё trungjet tuaj familjarё ose duke u dhёnё Rezultatet e ADN-sё tuaj direkt Pёrdoruesve tё tjerё), Ancestry nuk do tё jetё nё gjendje tё heqё ndonjё kopje tё informacionit qё Pёrdoruesit e tjerё mund tё kenё mbajtur, qё mund tё hiqet vetёm nga ju duke kontaktuar Pёrdoruesin tjetёr dhe duke u kёrkuar atyre qё t’a fshijnё atё. Ju lutemi drejtoni çdo kёrkesё pёr tё hequr informacion nga rregjistrat arkivues tё lidhur tek njёsia arkivuese pёrkatёse. Do tё shqyrtojmё kёrkesat pёr heqjen e Informacionit personal nga indekset e kёrkueshёm tё rregjistrave qё mbajmё sipas rastit nё pёrputhje me ligjin. Pёr informacion mbi Informacionin personal tё pёrpunuar nga Ancestry lidhur me pёrdoruesit jo tё Ancestry, ju lutemi klikoni kёtu |
Gjenetik | Ju lutemi vini re: Nёse kёrkoni qё Ancestry tё fshijё tё Dhёnat e ADN-sё tuaj, do tё fshijmё tё gjithё Informacionin gjenetik, pёrfshirё çdo Informacion gjenetik tё rrjedhur (vlerёsime tё etnisё, pёrputhje relative gjenetike, etj.) nga sistemet tona tё prodhimit, zhvillimit, analitikёs dhe studimit brenda 30 ditёsh. Pёr tё kёrkuar shkatёrrimin e Mostrave tuaja biologjike, duhet tё kontaktoni Shёrbimet pёr anёtarin. Ju lutemi vini re se nёse keni pranuar Pёlqimin e informuar pёr studimin tonё, nuk do tё jemi nё gjendje tё heqim Informacionin tuaj gjenetik nga projekte aktive ose tё pёrfunduara studimorё, por nuk do t’a pёrdorim atё pёr ndonjё projekt tё ri studimor. |
Tё pёrgjithshme | Ju lutemi vini re se mund tё ketё njёfarё vonesё nё fshirjen e Informacionit tuaj personal nga sistemet tona tё arkivimit pasi tё jetё fshirё nga sistemet tona tё prodhimit, zhvillimit, analitikёs dhe studimit. Gjithashtu, partnerёt tanё laboratorikё mund tё mbajnё informacion qё marrin nga ne nё mёnyrё qё tё veprojnё nё pёrputhje me ligjet ose rregulloret qё kёrkojnё ruajtjen e të dhënave të caktuara, si rregulloret mbi Ndryshimet e pёrmirёsimeve tё laboratorёve klinikё tё administruara nga Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve e SH.B.A.-sё. Ancestry gjithashtu mund tё mbajё njёfarё informacioni siç ёshtё e nevojshme nё mёnyrё tё arsyeshme pёr tё vepruar nё pёrputhje me detyrimet tona ligjore (pёrfshirё kёrkesa nga agjenci tё zbatimit tё ligjit), zgjidhjen e mosmarrёveshjeve, ruajtjen e sigurisё, parandalimin e mashtrimit dhe abuzimit, si dhe pёr tё vepruar nё pёrputhje me kёrkesat e rregullave lidhur me taksat, industrinё e pagesave, letrat me vlerё dhe veprimin nё pёrputhje me rregullatoret klinike. |
Markat e lidhura | Pёr tё fshirё informacion nga markat tona tё lidhura (Fold3, Newspapers.com™, Find a Grave, We Remember ose Archives), gjithnjё mund tё na kontaktoni nё markёn e lidhur dhe tё kёrkoni qё Informacioni juaj personal tё fshihet nga ai shёrbim. Disa Shёrbime gjithashtu mund tё kenё formular tё kёrkesёs nё internet qё mund tё aksesohet nga menuja e cilёsimeve tё llogarisё sё atij shёrbimi dhe qё mund tё shihet kёtu. |
Ancestry mban njё program gjithёpёrfshirёs tё sigurisё sё informacionit tё krijuar pёr tё mbrojtur Informacionin personal tё klientave tanё duke pёrdorur masa mbrojtёse administrative, fizike dhe teknike.
Masat specifike tё sigurisё tё pёrdorura bazohen nё sensitivitetin e Informacionit personal tё grumbulluar. Kemi marrё masa pёr tё mbrojtur ndaj aksesit tё papёrshtatshёm, humbjes, keqpёrdorimit ose ndryshimit tё Informacionit personal (pёrfshirё Informacionit gjenetik) nё kontrollin tonё.
Ekipi i sigurisё i Ancestry shqyrton rregullisht praktikat tona tё sigurisё dhe privatësisë dhe i pёrmirёson ato sipas nevojёs pёr tё ndihmuar nё sigurimin e integritetit tё sistemeve tona dhe Informacionit tuaj personal.
Pёrdorim softuer tё sёrvёrit tё sigurtё pёr tё shifruar Informacionin personal (pёrfshirё Informacionin gjenetik) dhe bёjmё partneritet vetёm me kompani tё sigurisё qё pёrmbushin dhe u pёrkushtohen standarteve tona tё sigurisё. Ndёrsa nuk mund tё garantojmё se humbja, keqpёrdorimi ose ndryshimi i tё dhёnave nuk do tё ndodhё, zbatojmё masa tё duhura teknike dhe organizative pёr t’a parandaluar kёtё.
Gjithashtu ёshtё e rёndёsishme qё tё ruani ndaj aksesit tё pa-autorizuar tё Informacionit tuaj personal duke mbajtur fjalёkalime tё forta dhe duke mbrojtur ndaj pёrdorimit tё pa-autorizuar tё kompjuterit ose pajisjes tuaj.
12. Transferime ndёrkombёtare tё tё dhёnave
Jemi biznes global dhe do tё transferojmё Informacionin tuaj personal nё vende tё tjera pёrveç vendit tuaj, pёrfshirё, pa u kufizuar nё, Shtetet e Bashkuara, Irlandёn, Mbretёrinё e Bashkuar dhe Francёn. Vendet qё janё jashtё ZEE, Zvicrёs ose Mbretёrisё sё Bashkuar mund tё mos ofrojnё tё njёjtin nivel tё mbrojtjes sё tё dhёnave si nё vendin tuaj tё banimit. Kur transferojmё Informacionin tuaj Personal dhe Gjeneitk ndёrmjet kompanisё tё Ancestry me qendёr nё Irlandё dhe kompanive tё Ancestry me qendёr nё SH.B.A. pёr pёrpunim nё Shtetet e Bashkuara, mbёshtetemi nё mekanizma tё vendosur tё transferimit si Klauzola standarte kontraktuale.
13. Ndryshime nё kёtё deklaratё
Mund t’a modifikojmё kёtё Deklaratё tё privatësisë nё çdo kohё, por do t’ju japim njoftim paraprak tё dukshёm pёr çdo ndryshim thelbёsor nё kёtё Deklaratё, si vendosjen e njё njoftimi pёrmes Shёrbimeve, nё faqet tona nё internet ose duke ju dёrguar njё email, pёr t’ju dhёnё mundёsinё qё tё shqyrtoni ndryshimet dhe tё zgjidhni nёse do tё vazhdonin tё pёrdorni Shёrbimet.
Gjithashtu do t’ju njoftojmё pёr ndryshime jo-thelbёsore tё kёsaj Deklarate nga data nё fuqi e tyre duke vendosur njё njoftim pёrmes Shёrbimeve, nё faqet tona nё internet ose duke ju dёrguar njё email.
Nёse kundershtoni ndonjё prej ndryshimeve, mund tё fshini llogarinё tuaj siç pёrshkruhet nё Pjesёn 10.
14. Baza ligjore sipas Rregullores sё BE-sё pёr mbrojtjen e tё dhёnave tё pёrgjithshme pёr pёrpunimin e informacionit personal tё banorёve tё BE-sё.
Sipas ligjit tё BE-sё dhe Mbretёrisё sё Bashkuar, na kёrkohet tё specifikojmё qёllimet pёr tё cilat pёrpunojmё Informacionin tuaj personal dhe bazat ligjore mbi tё cilat mbёshtetemi pёr t’a bёrё kёtё. Ancestry mbёshtetet nё njё numёr bazash ligjore pёr tё grumbulluar dhe pёrpunuar Informacionin tuaj personal dhe Gjenetik. Mund tё shihni hollёsitё e bazave tona ligjore kёtu.
15. Identiteti dhe hollёsitё e kontaktit tё
Klientёt nё Shtetet e Bashkuara
Nёse banoni nё Shtetet e Bashkuara, Ancestry.com Operations, L.P. dhe Ancestry.com DNA, LLC, janё pёrgjegjёse pёr pёrdorimin e tё dhёnave tuaja dhe pёr t’iu pёrgjigjur çdo kёrkese lidhur me Informacionin tuaj personal.
Adresa postare | ||
---|---|---|
Pёr pёrdoruesit qё ndodhen nё Shtetet e Bashkuara | [email protected] | Ancestry.com Operations, L.P. Attn: Zyra e Privatësisë 153 Townsend Street, Suite 800 San Francisco, CA 94107 |
Kërkesat për privatësinë në SHBA | [email protected] | J/D |
Mbështetje e agjentit të autorizuar në Kaliforni | [email protected] | J/D |
Klientёt jashtё Shteteve tё Bashkuara
Nёse banoni jashtё Shteteve tё Bashkuara, Ancestry Ireland Unlimited ёshtё kontrollori i tё dhёnave tuaja.
Pёrdoruesit jashtё Shteteve tё Bashkuara mund tё kontaktojnё Komisionin irlandez tё mbrojtjes sё tё dhёnave ose Autoritetin tuaj vendor tё mbrojtjes sё tё dhёnave.
Adresa postare | ||
---|---|---|
Pёr pёrdoruesit jashtё Shteteve tё Bashkuara | [email protected] | Ancestry Ireland Unlimited Company Attn: Zyra e Privatësisë 52-55 Sir John Rogerson’s Quay Dublin D02 NA07 Irlandë |
Pёr klientёt e Ancestry: Klientёt e Ancestry mund tё na kontaktojnё duke pёrdorur kёto numra tё telefonit, ose mund tё na dёrgoni pyetje duke pёrdorur kёtё formular nё internet.
Kёrkesa tё agjencive tё zbatimit tё ligjit: Kёrkesat pёr informacion nga organet e zbatimit tё ligjit duhet tё ndjekin Manualin e Ancestry pёr agjencitё e zbatimit tё ligjit.
16. Deklarata shtesё e privatësisë pёr banorё nё SHBA
Ancestry jep këtë Deklaratë Shtesë të Privatësisë për Banorët në SHBA ("Deklarata e SHBA"), e zbatueshme vetëm për banorët e Kalifornisë, Kolorados, Konektikatit dhe Virxhinias, si një shtesë e Deklaratës sonë të Privatësisë, për të dhënë informacion sesi mund të ushtrosh të drejtat tuaja sipas Aktit të Kalifornisë për Privatësinë e Konsumatorit i 2018 ("CCPA") Aktit të Kalifornisë për të Drejtat e Privatësisë i vitit 2020 ("CPRA"), Aktit të Kolorados për Privatësinë ("CPA"), Aktit të Konektikatit për Privatësinë e të Dhënave ("CTDPA") dhe Aktit të Virxhinias për Mbrojtjen e të Dhënave të Konsumatorit (“VCDPA”). Kjo Deklaratё e SHBA-sё mbulon tё gjitha faqet nё internet, shёrbimet dhe aplikacionet pёr celularё tё Ancestry qё lidhen me këtë Deklaratё të SHBA, pёrfshirё: Ancestry®, AncestryDNA, Fold3, Newspapers.com™, Archives, We Remember, and Find a Grave (anembanё, sё bashku, siç zbatohet “Ancestry” “we” or “our”). Zbatohet ndaj Informacionit personal (tё pёrcaktuar mё sipёr) qё grumbullojmё nga pёrdorimi juaj i Shёrbimeve tona dhe pёrmes ndonjё mjeti tjetёr me tё cilin ndёrveproni me ne.
16.1 Kategoritё e informacionit personal
Ancestry grumbullon dhe ka grumbulluar gjatё 12 muajve pёrpara datёs nё fuqi tё kёsaj Deklarate tё SHBA-sё, kategoritё e mёposhtme tё Informacionit personal:
- Identifikues, si emri, emri i përdoruesit, adresa postare, identifikuesi unik personal, identifikuesi nё internet, adresa IP, identifikuesi i pajisjes tuaj celulare, adresa e email-it, emri i llogarisё, liçensa e shoferit.
- Informacioni personal i pёrshkruar nё nёnndarjen (e) tё Seksionit 1798.80 jo tё mbuluar nga njё kategori ekzistuese (karakteristika ose pёrshkrime fizike).
- Karakteristikat e klasifikimeve të mbrojtura sipas ligjit shtetëror ose federal në fuqi, si p.sh. seksi i caktuar në lindje dhe viti i lindjes. Kjo përfshin gjithashtu Përmbajtjen tuaj (siç përcaktohet në Kushtet e përgjithshme tona) që ju zgjidhni të ndani me ne, e cila konsiderohet një klasë e mbrojtur ligjërisht sipas legjislacionit shtetëror ose federal në fuqi.
- Informacion tregtar, si produkte ose shёrbime tё blera, tё marra ose tё konsideruara ose histori ose tendenca tё tjera tё blerjes ose konsumit.
- Informacion biometrik, si tё Dhёnat e ADN-sё (tё pёrcaktuar mё sipёr).
- Informacion i pёrdorimit tё internetit, si historia juaj e shfletimit, historia e kёrkimit dhe informacion lidhur me ndёrveprimin tuaj me faqet dhe reklamimet tona.
- Tё dhёnat e vendndodhjes gjeografike, si vendndodhja e pajisjes ose kompjuterit tuaj dhe tё gjitha tё dhёnat meta lidhur me fotografitё dixhitale tё vendosura nё Find a Grave, pёrfshirё vendndodhjen, datёn dhe kohёn qё u bё fotografia.
- Tё dhёna shqisore, si informacion audio, elektronik dhe viziv (p.sh. rregjistrime audio ose video qё vendosni, rregjistrime tё telefonatave me Shёrbimet pёr anёtarin tё Ancestry ose informacion qё na jepni vullnetarisht kur bёni studim tё komenteve tё klientit me ne).
- Konkluzione qё rrjedhin nga Informacioni personal, si pёr tё sugjeruar marrёdhёnie familjare dhe pёr tё krijuar profile tё klientit pёr qёllime tё studimit, zhvillimit dhe marketingut tё produkteve. Vini re siç deklarohet nё Pjesёn 16.7 mё poshtё, nuk shesim Informacionin tuaj personal.
- Informacioni i ndjeshëm personal, si patenta e shoferit, informacioni i hyrjes në llogari, origjina racore ose etnike dhe të dhënat gjenetike.
Vini re se disa kategori tё informacionit grumbullohen vetёm nёse pёrdorni disa nga Shёrbimet tona.
16.2 Qёllime tё biznesit
Ancestry pёrdor kategoritё e Informacionit personal tё pёrshkruara nё Pjesёn 16.1 pёr qёllimet e mёposhtme tё biznesit:
- Dhёnien, personalizimin, pёrmirёsimin, azhornimin dhe zgjerimin e Shёrbimeve tё Ancestry;
- Komunikimin me ju pёr Shёrbimet;
- Ndihmën për të garantuar sigurinë dhe integritetin e Shërbimeve; dhe
- Marketingun e produkteve dhe ofertave tё reja nga ne ose partnerёt tanё tё biznesit bazuar nё interesat tuaja.
16.3 Kategoritё e burimeve tё Informacionit personal
Ancestry grumbullon dhe ka grumbulluar gjatё 12 muajve pёrpara datёs nё fuqi tё kёsaj Deklarate tё SHBA-sё, kategori tё Informacionit personal tё pёrshkruar nё Pjesёn 16.1 nga kategoritё e mёposhtme tё burimeve:
- Ju, pёrdoruesi/vizitori ynё—ky burim i Informacionit personal varet nga pёrdorimi juaj i Shёrbimeve, pёrfshirё kohën kur paraqitni Pёrmbajtjen tuaj (siç pёrcaktohet në Kushtet e përgjithshme);
- Kompanitё e Ancestry (tё pёrcaktuara nё Pjesёn 7);
- Rregjistrat publikё;
- Rregjistrat historikё; dhe,
- Palё tё treta.
16.4 Zbulimi i informacionit personal për qëllime biznesi
Ancestry jep dhe ka dhёnё gjatё 12 muajve pёrpara datёs nё fuqi tё kёsaj Deklarate tё SHBA, tek kategoritё e mёposhtme tё palёve tё treta kategoritё e Informacionit personal qё lidhen me qëllimet e biznesit:
Kategoritë e palëve të treta | Kategoritё e Informacionit personal qё ndajmë |
---|---|
Pёrdorues tё tjerё tё Ancestry (nёse keni ndarë Informacionin personal nё Ancestry) |
|
Kompani tё Ancestry |
|
Ofruesit e Shёrbimit |
|
Partnerёt e studimit | Referojuni Pёlqimit tё informuar pёr studimin pёr informacion mbi atё qё u jepet partnerёve tё studimit, qё mund tё pёrfshijё:
|
Agjencitё e zbatimit tё ligjit ose organe tё tjera rregullatore | Nuk ia japim nё mёnyrё vullnetare Informacionin tuaj personal organevve tё zbatimit tё ligjit ose atyre rregullatore. Kёrkojmё njё proces tё vlefshёm ligjor siç pёrshkruhet nё Pjesёn 7 mё sipёr pёrpara sesa t’u japim ndonjё tё dhёnё agjencive tё zbatimit tё ligjit. Pёr informacion se cilat tё dhёna janё dhёnё, shihni Raportin e transparencёs tonё dy herё nё vit. |
16.5 Preferencat e ndarjes dhe reklamimit
Ancestry jep dhe ka dhënë gjatё 12 muajve pёrpara datёs nё fuqi tё kёsaj Deklarate tё SHBA-së, me kategoritё e mёposhtme tё palёve tё treta, kategoritё e Informacionit personal qё lidhet me reklamimin e synuar:
Kategoritë e palëve të treta | Kategoritё e Informacionit personal qё japim |
---|---|
Partnerët e marketingut dhe të reklamave |
|
Përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme gjurmimi për t’u dhënë informacion ofruesve tanë të shërbimeve dhe partnerëve të palëve të treta për një sërë arsyesh, duke përfshirë për të matur, synuar dhe shërbyer reklamat siç përshkruhet më tej në këtë Deklaratë të Privatësisë.
Mund të mësoni më shumë rreth praktikave tona dhe kontrolleve që ju ofrojmë ose të hiqni dorë nga disa lloje të tilla ndarjesh duke vizituar Politikën e Cookie tonë. Pas 1 janarit 2023, ju lutemi vizitoni lidhjen "Mos e shit ose ndaj informacionin tim personal" në fundin e faqeve tona për të ndryshuar preferencat tuaja.
16.6 Ushtrimi i tё drejtave tuaja
16.6.1 E drejta pёr tё ditur. Mund të keni të drejtën të kërkoni që të tregojmё se çfarë Informacioni personal mbledhim, përdorim, zbulojmë, japim ose shesim. Kjo pёrfshin tё drejtёn pёr tё kёrkuar kategoritё e Informacionit personal qё kemi grumbulluar rreth jush, kategoritё e burimeve tё Informacionit personal, qёllimin e biznesit pёr grumbullimin e Informacionit personal, kategoritё e palёve tё treta tё cilave u japim kategoritё e Informacionit personal dhe pjesёt specifike tё Informacionit personal qё kemi grumbulluar rreth jush.
Nёse jeni duke paraqitur njё kёrkesё pёr tё fshirё nё emrin tuaj, ka dy mёnyra pёr t’a bёrё kёrkesёn tuaj: nё internet ose pёrmes email-it.
Pёr tё paraqitur kёrkesёn tuaj pёr tё ditur nga Ancestry nё internet, ndiqni kёto udhёzime hap pas hapi sesi tё shkarkoni tё dhёnat e llogarisё tuaj. Ju lutemi vini re se ky raport nuk do tё pёrfshijё njё kopje tё tё Dhёnave tё ADN-sё ose trungjeve tuaja familjare. Nёse dёshironi njё kopje tё trungjeve familjare tuaja, ndiqni kёto udhёzime hap pas hapi. Nёse dёshironi njё kopje tё tё Dhёnave tuaja tё ADN-sё, ndiqni kёto udhёzime hap pas hapi. Ju lutemi vini re se nёse shkarkoni tё Dhёnat e ADN-sё tuaj, e bёn kёtё me rrezikun tuaj.
Pёr tё paraqitur kёrkesёn tuaj pёr tё ditur nga markat tona tё lidhura (Fold3, Newspapers.com™, Find a Grave, We Remember ose Arkivat), gjithnjё mund tё na kontaktoni tek marka e lidhur dhe, pёr disa Shёrbime, mund tё kenё njё formular tё kёrkesёs nё internet i aksesueshёm nga menuja e cilёsimeve tё llogarisё tё atij shёrbimi (informacioni i kontaktit dhe lidhja tek formulari i kёrkesёs nё internet, nёse janё tё disponueshёm, janё kёtu).
Pёr tё dёrguar me email kёrkesёn tuaj pёr tё ditur, na dёrgoni email tek usprivacyrequests@ancestry.com. Na kёrkohet tё verifikojmё identitetin tuaj pёrpara sesa tё fshijmё tё dhёnat tuaja. Do t’ju kёrkojmё tё jepni provё tё identitetit dhe adresёn aktuale (p.sh. mund t’ju kёrkohet tё paraqisni njё kopje tё ID-sё tuaj tё lёshuar nga autoritetet qeveritare, e cila do tё pёrdoret vetёm pёr tё verifikuar identitetin dhe adresёn tuaj).
Nёse jeni njё “Agjent i autorizuar” sipas CCPA/CPRA-sё dhe jeni duke paraqitur njё kёrkesё pёr tё ditur nё emёr tё njё prej pёrdoruesve tanё, shihni Pjesёn 16.6.3 mё poshtё.
16.6.2 E drejta pёr fshirje. Mund të keni të drejtën të kërkoni që të fshijmë Informacionin tuaj personal.
Nёse jeni duke paraqitur njё kёrkesё pёr tё fshirё nё emrin tuaj, ka dy mёnyra pёr t’a bёrё kёrkesёn tuaj: nё internet ose pёrmes email-it. Vini re se pёr tё fshirё Informacionin tuaj personal, duhet tё fshini llogarinё tuaj dhe se pasi njё kёrkesё pёr fshirjen e llogarisё ka pёrfunduar, ky proces ёshtё i pakthyeshёm. Informacioni juaj (pёrfshirё, por jo i kufizuar nё trugjet familjarё, rregjistrat, fotografitё dhe tё Dhёnat e ADN-sё) do tё fshihet pёrherё.
Pёr tё paraqitur kёrkesёn tuaj pёr fshirje nga Ancestry nё internet, ndiqni kёto udhёzime hap pas hapi sesi tё fshini llogarinё tuaj. Pёr tё paraqitur kёrkesёn tuaj pёr fshirje nga markat tona tё lidhura (Fold3, Newspapers.com™, Find a Grave, We Remember ose Arkivat), gjithnjё mund tё na kontaktoni tek marka e lidhur dhe, pёr disa Shёrbime, mund tё kenё njё formular tё kёrkesёs nё internet i aksesueshёm nga menuja e cilёsimeve tё llogarisё tё atij shёrbimi (informacioni i kontaktit dhe lidhja tek formulari i kёrkesёs nё internet, nёse janё tё disponueshёm, janё kёtu).
Pёr tё dёrguar me email kёrkesёn tuaj pёr tё fshirё, na dёrgoni email tek usprivacyrequests@ancestry.com. Na kёrkohet tё verifikojmё identitetin tuaj pёrpara sesa tё fshijmё tё dhёnat tuaja. Do t’ju kёrkojmё tё jepni provё tё identitetit dhe adresёn aktuale (p.sh. mund t’ju kёrkohet tё paraqisni njё kopje tё ID-sё tuaj tё lёshuar nga autoritetet qeveritare, e cila do tё pёrdoret vetёm pёr tё verifikuar identitetin dhe adresёn tuaj).
Nёse jeni njё “Agjent i autorizuar” sipas CCPA/CPRA-sё dhe jeni duke paraqitur njё kёrkesё pёr tё ditur nё emёr tё njё prej pёrdoruesve tanё, shihni Pjesёn 16.6.3 mё poshtё.
16.6.3 Agjentёt e autorizuar. Banorёt e Kalifornisё mund tё pёrdorin “agjentё tё autorizuar” pёr tё bёrё kёrkesa pёr tё ditur dhe kёrkesa pёr fshirje. Pёr tё pёrdorur njё agjent tё autorizuar, na dёrgoni email tek [email protected]. Vini re se edhe nёse njё klient zgjedh tё pёrdorё njё agjent tё autorizuar pёr njё kёrkesё, klienti ende duhet tё punojё direkt me ne pёr tё siguruar artikullin 3 mё poshtё:
- Provё se agjenti i autorizuar ёshtё i rregjistruar me Sekretarin e Shtetit pёr tё kryher biznes nё Kaliforni.
- Leje e firmuar nga klienti qё lejon agjentin e autorizuar tё veprojё nё emёr tё klientit.
- Verifikimin e identitetit tё konsumatorit (pёr t’u bёrё direkt nga klienti tek ne). Do tё kёrkojmё provё tё identitetit dhe adresёn nё Kaliforni (p.sh. njё kopje tё ID-sё tuaj tё lёshuar nga autoritetet qeveritare, e cila do tё pёrdoret vetёm pёr tё verifikuar identitetin dhe adresёn tuaj).
Ju lutemi vini re: Raporti do t’i jepet klientit pёrmes llogarisё sё tyre nё Ancestry. Gjithashtu vini re se raporti nuk nuk pёrfshin njё kopje tё tё Dhёnave tё ADN-sё ose trugjeve familjare tё klientit. Nёse klienti dёshiron tё shkarkojё trungjet e familjes ose tё Dhёnat e ADN-sё sё tyre, shihni Pjesёn 16.6.1 mё sipёr.
16.6.4 E drejta për ankim. Nëse jeni banor i Kolorados, Konektikatit ose Virxhinias dhe kërkesa juaj për të ditur ose fshirë të dhënat tuaja refuzohet, keni të drejtë të apeloni. Mund ta bëni këtë duke na kontaktuar në [email protected].
16.7 Shitja. Ancestry nuk e shet Informacionin tuaj personal dhe nuk e ka shitur atё gjatё 12 muajve pёrpara datёs nё fuqi tё kёsaj Deklarate tё SHBA-së.
16.8 Informacion i ndjeshëm personal. Përpunojmë informacion të ndjeshëm personal të mbledhur për ju vetëm për të ofruar Shërbimet, duke përfshirë:
- Ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së Shërbimeve;
- Përmirësimin e Shërbimeve;
- Zbulimin e incidenteve të sigurisë;
- Përballuar dhe ndjekur penalisht veprimeve keqdashëse, mashtruese ose të paligjshme të drejtuara ndaj Ancestry dhe;
- Ruajtjen ose shërbimin e llogarisë, ofrimin e shërbimeve ndaj klientit, përpunimin ose përmbushjen e porosive dhe transaksioneve, verifikimin e informacionit të klientit, përpunimin e pagesave, ofrimin e shërbimeve analitike dhe sigurimin e ruajtjes.
Gjithashtu mund ta përpunojmë këtë informacion personal të ndjeshëm sipas nevojës për të ndihmuar në sigurimin e sigurisë fizike të njerëzve dhe siç kërkohet nga ligji në fuqi.
16.9 Mosdiskriminimi. Nuk do t'ju diskriminojmë për ushtrimin e ndonjë prej të drejtave tuaja sipas rregulloreve të zbatueshme të privatësisë në SHBA.
16.10 Ligji ‘Hidh dritë’ i Kalifornisë. Seksioni 1798.83 e Kodit Civil tё Kalifornisё, e njohur si ligji “Hidh dritё”, u lejon Pёrdoruesve qё janё banorё tё Kalifornisё tё kёrkojnё dhe tё marrin nga ne njё listё tё atij Informacionit personal (nёse ka ndonjё) qё u zbuluam palёve tё treta pёr qёllimet e tyre tё marketingut direkt nё vitin kalendarik pararendёs dhe emrat e adresat e atyre palёve tё treta. Kёrkesa mund tё bёhen vetёm njё herё nё vit dhe janё falas. Sipas Pjesёn 1798.83, Ancestry tashmё nuk u jep asnjё Informacion personal palёve tё treta pёr qёllimet e tyre tё marketingut direkt.
16.11 Raportimi vjetor. Klikoni këtu pёr tё parё kёrkesat tona vjetore, globale pёr Tё drejtёn pёr tё ditur/Aksesi i subjektit dhe Tё drejtёn pёr tё fshirё.
16.12 Na kontaktoni. Nëse keni pyetje në lidhje me politikat ose praktikat tona të privatësisë në lidhje me SHBA-në, ju lutemi na kontaktoni në usprivacyrequests@ancestry.com.
17. Deklaratë shtesë e privatësisë pë banorët e Australisë
Nëse Akti Australian i Privatësisë 1988 (Cth) (Akti i Privatësisë) zbatohet për trajtimin e Informacionit tuaj personal, do të zbatohen gjithashtu këto klauzola:
- Informacioni gjenetik konsiderohet "informacion i ndjeshëm" siç përcaktohet në Aktin e Privatësisë. Do të mbledhim, përdorim ose zbulojmë informacione të ndjeshme rreth jush vetëm siç lejohet me ligj, për shembull kur kemi marrë pëlqimin tuaj për ta bërë këtë ose mbledhja kërkohet ose autorizohet me ligj.
- Në lidhje me Pjesën 8 (Të drejtat dhe zgjedhjet tuaja në lidhje me Informacionin tuaj personal), mund të keni të drejtën të bëni një ankesë tek rregullatori përkatës i privatësisë ose i mbrojtjes së të dhënave në juridiksionin tuaj. Megjithatë, nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me trajtimin tonë të Informacionit tuaj personal, ose nëse besoni se nuk jemi në përputhje me këtë Deklaratë të Privatësisë ose me ligjin përkatës të privatësisë në juridiksionin tuaj, do ta vlerësonim nëse na kontaktoni në radhë të parë duke përdorur detajet në Pjesën 15 më sipër. Do të hetojmë ankesën dhe do të përcaktojmë se çfarë veprimi, nëse ka, është për t’u ndërmarrë.